E veja e Kobe Bryant e ‘mbytur’ nga trishtimi: Miqtë e familjes së saj zbulojnë gjendjen e saj

E veja e Kobe Bryant e ‘mbytur’ nga trishtimi: Miqtë e familjes së saj zbulojnë gjendjen e saj

Sport January 29, 2020 - 15:19

Aksidenti tragjik që la të vdekur Kobe Bryant, vajzën e tij Gianna, dhe shtatë të tjerë, tronditi tërë botën, dhe ishte padyshim momenti më i tmerrshëm për Vanessan, e cila humbi vajzën dhe burrin e saj në këtë moment.

E veja e Kobe Bryant po përpiqet që të ‘jetë e fortë’, por gjithashtu ajo duket se nuk është në gjendje të flasë pa qarë, kanë zbuluar miqtë e familjes së saj, raporton ‘New York Post’, përcjell Zëri.info.

Image

Mediumi në fjalë shkruan se gruaja e legjendës së NBA është e rrethuar nga një numër i madh i njerëzve që janë duke e mbështetur atë në këtë kohë tragjike.

“Ajo duhet të jetë më e fortë tani. Ajo po mbahet mirë për tre fëmijët e saj. Vanessa po përpiqet që ta bëjë këtë moment të trishtë më të lehtë për vajzat. Ajo mbështet në besim, dhe nuk është vetëm”, tha një burim i afërt me familjen Bryant.

Tutje, raportohet se Vanessa do të flasë së shpejti publikisht për vdekjen e vajzës së saj, Gianna dhe burrit Kobe, derisa burimet thonë se tani për tani ajo nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, pasi që nuk ka ‘fuqi’./Zëri.info

Image