Vedat Muriqi – Manchester United, ‘bomba’ e radhës lansohet në Turqi

Vedat Muriqi – Manchester United, ‘bomba’ e radhës lansohet në Turqi

Sport January 29, 2020 - 15:35

Manchester Unitedi është duke përgatitur një ofertë prej 20 milionë funtesh për sulmuesin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi, raporton ‘Yeni Safak’, përcjell Zëri.info.

Sipas këtij burimi, Manchester Unitedi mbetet i interesuar për reprezentuesin e Kosovës, derisa oferta pritet të lansohet së shpejti, shkruan Zëri.info.

Nga ana tjetër, Fenerbahçe kërkon ta mbajë yllin e skuadrës përtej muajit janar, por që rritja e ofertave mund të bëjë ndonjë ndryshim.

‘Kanarinat e Verdha’ janë në gjendje tëvështirë financiare, dhe janë në presion nga Federata e Futbollit të Turqisë dhe UEFA për shlyerjen e borxheve.

Image

Besohet se oferta prej 20 milionë funtesh nuk do të jetë e mjaftueshme për Fenerbahçen që ta shes Muriqin, por një ofertë më e rritur mund t’ia ndryshojë mendjen drejtuesve të klubit turk.

Për Muriqin, ka pasur edhe një ofertë prej 28 milionë funtesh nga Burnley, por kjo ofertë u refuzua.

Muriqi këtë edicion ka qenë në formë fenomenale duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar tetë asistime në 20 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat./Zëri.info