Befason ish-futbollisti i ‘qytetarëve’: Manchester City është shumë klub i vogël për ta mbushur stadiumin

Befason ish-futbollisti i ‘qytetarëve’: Manchester City është shumë klub i vogël për ta mbushur stadiumin

Sport January 29, 2020 - 16:29
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Jamie O'Hara ka thënë se ky klub është shumë i vogël për ta mbushur stadiumin, transmeton zeri.info

Së fundmi ishte trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola që kërkoi më shumë përkrahje nga tifozët në stadium.

Stadiumi “Etihad” është i pesti për kah madhësia në Angli, derisa zë 55,000 shikues.

“Ata nuk e kanë një bazë tifozësh, apo jo? Ata nuk e kanë bazën e tifozëve të Manchester Unitedit apo Liverpoolit, nuk e kanë”, deklaroi O’Hara.

“Ata kanë ndërtuar suksesin nga një pronar miliarder dhe kanë një trajner fantastik, por në fund të fundit ata nuk janë aq të mëdhenj sa Manchester Unitedi apo Liverpooli sa për të mbushur stadiumin”, shtoi ish-futbollisti.

“Unë mendoj se do të vuajnë gjithmonë. Ata nuk e kanë historinë dhe traditën që e kanë Manchester Unitedi dhe Liverpooli”, u shpreh ai./Zëri