Prishtina nesër përballet me kazakët e Ordabasy

Prishtina nesër përballet me kazakët e Ordabasy

Sport January 29, 2020 - 17:08
Të premten në mbrëmje Prishtina rikthehet në Kosovë nga përgatitjet që po i zhvillon në Antalia

Prishtina të premten në mbrëmje rikthehet në Kosovë nga përgatitjet që po i zhvillon në Antalia të Turqisë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror në elitën e futbollit, por më parë, nesër më 30 janar zhvillon edhe miqësoren testuese të fundit në përgatitjet dimërore.

“Kundërshtari i ardhshëm, Ordabasy Shymkent nga Kazakistani, vije nga elita e futbollit të këtij shteti të largët të Evropës Lindore e cila ka përfunduar kampionatin si e 3-ta. Në fakt, nga viti 2015, vetëm njëherë nuk ka qenë pjesëmarrëse në garat kualifikuese, kryesisht të Europa League. Në vitin që lamë pas kaluan një raund dhe u eliminuan në raundin pasues kundër Mlada Boleslav të Çekisë me rezultat të ngushtë. Sipas "transfermarkt", skuadra vlen afër 10 milion euro dhe me disa futbollistë në përbërjen e tyre me nga 1 milion euro dhe padyshim konsiderohet kundërshtari më i fort i Prishtinës në këto përgatitje.

Bardhekaltrit edhe në këtë duel pritet të mos jenë krejtësisht të kompletuar edhe pse mund të provohen të gjithë futbollistët në grumbullim. Por, po ashtu kjo ndeshje mund të jetë edhe si provë gjenerale para dy dueleve pranverore kundër Vushtrrisë, të shtunën më 8 shkurt (13:00h) në "Fadil Vokrri" për Kupë dhe pas një jave edhe në kampionat.

Ndeshja me Ordabasy-n zhvillohet të enjten më 30 janar me orë lokale 17:00, ndërsa me orë të Kosovës në 17:00 në kompleksin "Sebtido Zeynep" të Belekut në Antalia”, ka njoftuar FC Prishtina. /Zëri.info

Image