E pabesueshme, gruaja fiton shumën marramendëse nga basti i kundërt me burrin e saj

E pabesueshme, gruaja fiton shumën marramendëse nga basti i kundërt me burrin e saj

Sport January 29, 2020 - 17:09
Lajmet e fundit nga sporti

Një grua në Francë ka fituar një shumë prej 507,000 funtesh, derisa i qëlloi rezultatet e 14 ndeshjeve në një bast, transmeton zeri.info

Zonja në fjalë ka gjetur rezultatet e gjashtë ndeshjeve ku fitonin ekipet pritëse, pesë të ekipeve udhëtuese dhe për të shtuar dozën e sfidës ndaj fatit ka gjetur edhe tri barazime.

Gruaja nuk ka njohuri mbi futbollin, por ka vendosur të vërë bast duke luajtur rezultate të kundërta me bashkëshortin i cili në skedinën e tij kishte zgjedhur të njëjtat ndeshje, por dukshëm me rezultatet e pasakta./Zëri

Image

Image