Flamurtari akomodohet në Antalia, këto janë fjalët e para nga atje

Flamurtari akomodohet në Antalia, këto janë fjalët e para nga atje

Sport January 29, 2020 - 17:26
Kuqezinjtë sot kanë zhvilluar stërvitjen e parë derisa vlerësojnë se kushtet atje

Skuadra e radhës që ka lëshuar Kosovën m për të udhëtuar drejt Antalias së Turqisë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror në futbollin e Kosovës, është Flamurtari i Prishtinës, shkruan Zëri.info.

Kuqezinjtë sot kanë zhvilluar stërvitjen e parë derisa vlerësojnë se kushtet atje janë shumë të mirë.

“Tashmë jemi akomoduar në hotel dhe kemi bërë një stërvitje sot”, ka thënë nga Antalia për Zëri.info, futbollisti Lorik Maxhuni, duke folur më pas për kushtet që kanë gjetur në bregdetin turk.

“Kushtet janë optimale për stërvitje. Tash janë krijuar të gjitha mundësitë për ta bërë një fazë të mirëfilltë përgatitore”, ka përfunduar Maxhuni.

Flamurtari në Antalia parashikon t;i zhvillojë disa ndeshje kontrolluese në mënyrë që skuadra të komponohet sa më mirë pasi e pret një pranverë bukur e nxhetë në luftë për mbijetesë. /Zëri.info