Gjilani u rikthehet stërvitjeve

Gjilani u rikthehet stërvitjeve

Sport January 29, 2020 - 17:34
Trajneri Gentjan Mezani pas rikthimit nga Antalia u kishte dhënë pushi m futbollistëve dy ditë

Futbollistët e Gjilanit ditën e sotme i janë rikthyer stërvitjeve në vendin tonë pas qëndrimit 10 ditorë në Antalia.

Trajneri Gentjan Mezani pas rikthimit nga Antalia u kishte dhënë pushi m futbollistëve dy ditë për t'u rikthyer sot në stërvitje që po mbahen në Gjilan, shkruan Zëri.info.

Njoftimi i SC Gjilanit:

“Nën drejtimin e trajnerit Gentjan Mezani, ekipi i Gjilanit pas kthimit nga Turqia, pasditen e sotme ka rifilluar stërvitjet.

Grumbullimi i futbollistëve kuqebardh ditën e sotme, erdhi pas dy ditëve pushim të dhëna për futbollistët e skuadrës pas rikthimit nga faza përgatitore e zhvilluar në Antalia të Turqisë. Në stërvitjen e sotme e cila u mbajt tek fusha ndihmëse, të pranishëm ishin të gjithë futbollistët e skuadrës, të cilët sot u vunë nën urdhëratë e shtabit teknik të skuadrës ku punuan për rreth dy orë.

Stërvitja e sotme nisi me vrapim të lehtë dhe ushtrime të programuara nga trajneri atletik, Korrado Sakone, i cili programin e tij stërvitës e vijoi edhe me disa ushtrime të tjera fizike.

Futbollistët sot gjithashtu punuan edhe në kordinim dhe ushtrime taktike, të cilat kryesisht ishin me top.

Image

Skuadra stërvitjet pritet ti vijoj edhe ditën e nesërme, ku po punohet me ritme mjaftë të larta për fillim sa më të mirë në pjesën pranverore në Digitalb Kupë dhe Ipko Superligën e Kosovës në futboll”, ka shkruar SC Gjilani në Facebook. /Zëri.info