Plas sherri te Bayern Munichu, futbollistët përleshen në stërvitje

Plas sherri te Bayern Munichu, futbollistët përleshen në stërvitje

Sport January 29, 2020 - 17:50
Lajmet e fundit nga sporti

Një incident i turpshëm ka ndodhur sot në seancën stërvitore të gjigantit gjerman, Bayern Munich, transmeton zeri.info

Mesfushori Leon Goretzka dhe mbrojtësi Jerome Boateng janë përleshur mes vete.

Kjo ka ndodhur për shkak të një ndërhyrje tejet të ashpër të Goretzkas në Boatengun, me këtë të fundit që e ka goditur më pas në fytyre bashkëlojtarin e tij.

Pas kësaj, kanë ndërhyrë bashkëlojtarët e tjerë duke mos lejuar një përplasje më të madhe.

Më pas trajneri Hans-Dieter Flick ka ndërprerë stërvitjen, derisa ende nuk dihen nëse do të ketë ndëshkim për Goretzkan dhe Boatengun./Zëri

Image
Image