Zyrtare: Manchester United arrin marrëveshje për Bruno Fernandesin

Zyrtare: Manchester United arrin marrëveshje për Bruno Fernandesin

Sport January 29, 2020 - 18:04
Lajmet e fundit nga sporti

Manchester Unitedi ka konfirmuar transferimin e mesfushorit të Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes, shkruan zeri.info

Gjiganti anglez ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me klubin portugez.

Ndërsa, ka mbetur që të arrihet marrëveshja personale me lojtarin dhe që mesfushori t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Mediet angleze raportojnë se “djajtë e kuq” do të paguajnë rreth 80 milionë euro duke përfshirë bonuset për futbollistin portugez./Zëri