Super lajm për Rey Manajn, grumbullohet nga Setien për ndeshjen e ardhshme dhe stërvit me Messin

Super lajm për Rey Manajn, grumbullohet nga Setien për ndeshjen e ardhshme dhe stërvit me Messin

Sport January 29, 2020 - 19:40
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj së fundmi u transferua te Barcelona, transmeton zeri.info

Ai u transferua për të luajtur me ekipin B të klubit katalunas në kategorinë e tretë spanjolle.

Ndërkohë, trajneri i Barcelonës, Quique Setien e ka grumbulluar reprezentuesin shqiptar për ndeshjen e ardhshme ndaj Leganesit në Kupën e Mbretit.

Kjo ndeshje zhvillohet nesër në orën 19:00.

Nuk dihet nëes Setien do t'i japë disa minuta Manajt por nga pamjet e “Mundo Deportivo” sulmuesi shihet në stërvitjen e Barcelonës përkrahë Messit./Zëri