Tyson Fury apo Deontay Wilder? Mike Tyson jep parashikimin e tij

Tyson Fury apo Deontay Wilder? Mike Tyson jep parashikimin e tij

Sport February 17, 2020 - 09:47
Lajmet e fundit nga sporti

Legjenda e boksit, Mike Tyson ka zbuluar se ai është në përkrahje të plotë të Tyson Furyt për rimeçin e britanikut ndaj Deontay Wilderit, transmeton zeri.info

Fury dhe Wilder do të përballen më 22 shkurt në Las Vegas.

Lexo edhe E trishtë, ylli i Portos kërkon ta zëvendësojë veten nga fusha pas abuzimeve të rënda raciste
Sport February 17, 2020

“Më pëlqejnë të dy si luftëtarë, ata të dy erdhën nga asgjëja dhe arritën të bëheshin kampionë në pesha të rënda, duhet të respektohet kjo, unë isha në pozicionin e tyre në një kohë”, është shprehur Tyson.

“Në meçin e parë unë po shpresoja për Tyson Furyn. Unë gjithmonë kam bërë pas tij sepse ai është emëruar sipas meje, kjo është gjë e natyrshme për t’u bërë, apo jo?”, ka thënë ai.  

“Unë thjesht uroj më të mirën për Tyson Furyn. Unë jam një tifoz i Tysonit”, shtoi legjenda e boksit./Zëri