E pranishme në seancën e sotme solemne të Kuvendit ishte edhe Majlinda Kelmendi, Vjosa Osmani me fjalë të mëdha për kampionen olimpike
Foto: Laura Hasani

E pranishme në seancën e sotme solemne të Kuvendit ishte edhe Majlinda Kelmendi, Vjosa Osmani me fjalë të mëdha për kampionen olimpike

Sport February 17, 2020 - 14:01
Lajmet e fundit nga sporti

Kosova sot feston 12-vjetorin e Pavarësisë së saj, shkruan zeri.info

Në nderim të kësaj dite, sot u mbajt edhe një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës.

E pranishme në sallë ishte edhe kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi së bashku me xhudisten Distria Krasniqi dhe trajnerin Driton Kuka.

Image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lart kontributin e Kelmendit, Kransiqit e Kukës përmes fjalimit të saj në këtë seancë.

“Kosova është vend që po krijon imazhin e saj të ri. Duke i ofruar botës vlera të shquara në art, kulturë, sport dhe në fusha të tjera. Xhudistet Majlinda Kelmendi, Distria Drasniqi bashkë me trajnerin e tyre Toni Kukën e kanë skalitur emrin e Kosovë në qindra piedestale e deri në Olimpiadën e Brazilit dhe duke lartësuar flamurin e Kosovës edhe aty ku nuk ishte e mundur më herët”, është shprehur Osmani, e cila më pas ka kërkuar edhe duartrokitje në nderim të tyre./Zëri

Image