Vaki në ndeshje basketbolli: Kim tenton ta puthë dy herë Westin, ai refuzon përkundër kërkesës së publikut

Vaki në ndeshje basketbolli: Kim tenton ta puthë dy herë Westin, ai refuzon përkundër kërkesës së publikut

Sport February 17, 2020 - 16:22

NBA ka vazhduar me nderimet për legjendën e basketbollit Kobe Bryant edhe gjatë fundjavës së All-Star në Chicago. Të dielën, liga më e fortë e basketbollit ia kushtoi përballjen ‘All-Star Game’ ikonës së Los Angeles Lakers, i cili e humbi jetën në një aksident tragjik me helikopter.

Në këtë mbrëmje në Çikago ishin prezent edhe ylli Kim Kardashian dhe këngëtari Kanye West.

Image

Në një moment të gjithë të pranishmit në sallë kërkuan puthje në mes çiftit, por West në njëfarë mënyrë e refuzoi puthjen e Kimit.

Image

Video e publikuar është bërë virale në rrjetet sociale.

Ndryshe, ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James dhe ai i Milëaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, ishin zgjedhur për të qenë kapitenët e skuadrave, duke qenë se kishin dominuar sondazhet në konferencat respektive.

Në këtë mënyrë u krijuan dy ekipe, Team LeBron dhe Team Giannis. Ekipi i James i veshi fanellat me numrin 2, për ta nderuar Giannan, kurse ekipi i Antetokounmpos i kishte fanellat me numrin 24 për nder të Kobe. Po ashtu, në fanellat e tyre ishin ngjitur shirita për t’i nderuar të nëntë viktimat e aksidentit.

Gjithçka u vendos në çerekun e fundit, kur loja ishte shumë intensive, ndërsa yjet më të mëdha të NBA nuk kursenin asgjë. Në fund, ekipi i LeBronit fitoi me dy pikë epërsi (157-155) kundër ekipit të Giannis. /Zëri.info