Zyrtare: Liverpooli e publikon listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Atletico Madridit

Zyrtare: Liverpooli e publikon listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Atletico Madridit

Sport February 17, 2020 - 16:44

Kampionët në fuqi të Evropës, skuadra e Liverpoolit e ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Atletico Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Zëri.info.

Sfida në fjalë zhvillohet të martën nga ora 21:00 në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid derisa është dueli i parë i këtyre ekipeve në fazën e eliminimit direkt.

Mirëpo në këtë ndeshje nuk është ftuar për shkak të lëndimit futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri.

Trajneri i Liverpoolit për këtë duel i ka ftuar 21 futbollistë.

Këta janë të gjithë futbollistët e ftuar: Alisson, Fabinho, Van Dijk, Wijnaldum, Lovren, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Adrian, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Minamino, Lallana, Robertson, Origi, Matip, Kelleher, Alexander-Arnold. /Zëri.info