Reprezentuesi i Kosovës fiton Kupën e Polonisë

Reprezentuesi i Kosovës fiton Kupën e Polonisë

Sport February 17, 2020 - 19:07

Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar sot për herë të parë në vitin 2020.

E në grumbullimin e parë ka munguar qendra amerikane e Kosovës, Shawn Jones, shkruan Gazeta Olle.

Amerikani i Kosovës që është pjesë e skuadrës polake, Anwil Wëocëawek, së fundi ka arritur një sukses të madh.

Jones, ka fituar Kupën e Polonisë në basketboll, madje duke qenë kosh shënuesi më i mirë në ndeshje me 27 pikë.

Në kuadër të Grupit B të raundit të parë parakualifikues, Kosova të enjten (19:00) luan ndaj Islandës.

Kjo ndeshje luhet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Të dielën Kosova luan në udhëtim ndaj Luksemburgut. Në grup me Kosovën është edhe Sllovakia.

Image