Shënoi dy gola, Haaland hyn në histori të Ligës së Kampionëve

Shënoi dy gola, Haaland hyn në histori të Ligës së Kampionëve

Sport February 18, 2020 - 23:37
Lajmet e fundit nga sporti

Borussia Dortmundi arriti të triumfojë ndaj Paris Saint-Germainit me shifrat 2:1 në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info

Erling Haaland ishte heroi i gjermanëve me dy gola të shënuar.

Me dygolëshin e sotëm, Haaland hyri në histori si lojtari i parë që shënon në Ligën e Kampionëve me 2 skuadra të ndryshme në një edicion.

Kujtojmë që në vitin 2019, sulmuesi ishte pjesë e Salzburgut, skuadër me të cilin luajti në fazën e grupeve të këtij kompeticioni

Ndërkohë, në janar u transferua te Dortmundi.

Ai arriti në kuotën e 10 golave këtë edicion në këtë garë./Zëri