Ylli i PSG-së pas humbjes: Goli i shënuar, i rëndësishëm për ndeshjen e dytë

Ylli i PSG-së pas humbjes: Goli i shënuar, i rëndësishëm për ndeshjen e dytë

Sport February 18, 2020 - 23:43

Paris Saint-Germaini u mposht në udhëtim te Borussia Dortmundi në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info

Gjermanët triumfuan me shifrat 2:1 ndaj francezëve.

Mbrojtësi i parisienëve, Marquinhos e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm golin e shënuar në Gjermani, pavarësisht humbjes.

“Ne dominuan në posedim gjatë pjesës së parë. Ne nuk ishim shumë të gjallë mjaftueshëm me apo pa top. Ne bëmë shumë gjëra keq. Ata tentuan të shfrytëzonin gabimet tona. Ata shfrytëzuan shumë me një sulmues shumë të fuqishëm, por goli që bëmë ishte i rëndësishëm për ndeshjen e dytë”, tha braziliani./Zëri