Klubi i madh aziatik e kërkoi me ngulm yllin e Ballkanit, kjo ishte përgjigjja e skuadrës ‘portokalli’

Klubi i madh aziatik e kërkoi me ngulm yllin e Ballkanit, kjo ishte përgjigjja e skuadrës ‘portokalli’

Sport February 19, 2020 - 12:40

Ballkani i Therandës po shkëlqen në këtë edicion të Superligës së Kosovës në futboll në krye me trajnerin Ismet Munishi, i cili e ka bërë një skuadër tejet konkurruese në futbollin kosovar, shkruan Zëri.info.

Skuadra ‘portokalli’ lojën e saj e ka bazuar në talente të futbollit dhe futbollistë më përvojë, ndërkohë që suksesi nuk po mungon pasi që Ballkani po e udhëheq elitën e futbollit kosovar me 37 pikë të tubuara teksa ndodhet edhe në gjysmëfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës.

Klube të ndryshe evropiane tashmë po “trokasin” në adresë të Ballkanit me qëllim të transferimit të yjeve të ekipit.

Gjatë përgatitjeve të janarit në Antalia të Turqisë, Blendi Baftiu, Jetmir Topalli e Arbër Hoxha u vëzhguan nga klube dhe menaxherë të shumtë.

Zëri.info mëso se skuadra nga Irani Tractor, e ka kërkuar me ngulm Arbër Hoxhën.

Image

“Kanë pyetur se sa është çmimi i tij, kanë qenë shumë të interesuar që ta transferojnë Arbër Hoxhën. Ne u treguam se momentalisht nuk është në shtije”, kanë konfirmuar burime të Zëri.info pranë klubit therandas.

Tractor është klub me fuqi të madhe financiare në Iran dhe konsiderohet një ndër ekipet më të suksesshme në shtetin aziatik. /Zëri.info