Rrëfehet Kaka: Braziliani Ronaldo apo Cristiano Ronaldo? Klopp apo Guardiola? Gerrard, Lampard apo Scholes?

Rrëfehet Kaka: Braziliani Ronaldo apo Cristiano Ronaldo? Klopp apo Guardiola? Gerrard, Lampard apo Scholes?

Sport February 19, 2020 - 18:33

Në një intervistë për “Sport Bible” ish-mesfushori brazilian, Kaka është përballur me disa pyetje mjaft interesante, transmeton zeri.info

Legjenda e Milanit ka zgjedhur mes Ronaldos dhe Cristiano Ronaldos, Jurgen Kloppit dhe Pep Guardiolas, Gerrardit, Lampardit dhe Scholesit.

Preferoni të luani për Pep Guardiolan apo Jurgen Kloppit?

“Momentalisht, këtë vit? Klopp. Këta djem janë aq të mirë dhe unë jam një tifoz i madh”.

Gerrard, Lampard apo Scholes?

pëlqen Gerrard. Sepse ne kishim këtë sfidë mes nesh në 2005-n dhe 2007-n. Unë e adhuroj shumë atë. Sigurisht, Lampardi ishte i jashtëzakonshëm, Scholes ishte klasik. Por, do të shkoj me Gerrardin.

Ronaldo më i mirë: Braziliani apo Cristiano?

Braziliani Ronaldo ishte lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur. Gjërat që kam parë te ai djalë në fushë janë të jashtëzakonshme. Ronaldo ishte më i miri me të cilin kam luajtur, por ajo që ka bërë Ronaldo dhe që është duke bërë, është thjesht jo reale. Gjëja më e rëndësishme për mua sa i përket Ronaldos është mënyra se si ai e motivon veten pas gjithë atyre arritjeve që ka”./Zëri