Solskjaer jep lajmin e keq për Marcus Rashfordin

Solskjaer jep lajmin e keq për Marcus Rashfordin

Sport February 19, 2020 - 18:58
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka pranuar se sulmuesi Marcus Rashford mund të mos luajë më gjatë këtij edicioni, transmeton zeri.info

Gjithashtu ai ka vënë në dyshim edhe paraqitjen e Rashfordit me Anglinë në Kampionatin Evropian të 2020-s.

“Unë do të doja të shpresoja që ai të luante këtë edicion, por do të shihet se si do të jetë në fund. Do të doja të shpresoja të luante më herët, por nëse ai nuk mjaftueshëm në formë nuk do të shkojë (në Evropian)”, ka thënë Solskjaer./Zëri