Befason Fury: Ende mendoj se si ta vras veten

Befason Fury: Ende mendoj se si ta vras veten

Sport February 19, 2020 - 19:44
Lajmet e fundit nga sporti

Boksieri Tyson Fury ka folur sërish për vuajtjet e së kaluarës me depresion dhe me mendime vetvrasëse, të cilat i ka edhe sot, transmeton zeri.info

Britaniku momentalisht është duke u përgatitur për rimeçin ndaj Deontay Wilderit që do të zhvillohet më 22 shkurt.

Fury kishte prekur fundin pas fitores ndaj Klitschkos. Si pasojë e depresionit, ai i ishte kthyer drogës dhe alkoolit, por ai arriti t’i kthehet jetës normale.

“Unë mezi i pres të shtunat, vrapoj shumë në mëngjes dhe rri me fëmijët e mi. Pastaj vjen e diela dhe çdo herë mendoj për ta vrarë veten. Çdo të diel, qoftë nëse jam duke u përgatitur për meç apo në shtëpi. ‘Nesër është e hënë, i kthehem gjërave të mia’”, është shprehur Fury.

“Kështu jetoj unë, është një rutinë që më mban gjallë dhe më shtyn përpara. Jam i sigurt se do të vdisja brenda vitit nëse do të hiqja dorë nga boksi”, shtoi ai./Zëri