Statistikë interesante e Diego Simeones, nuk është eliminuar asnjëherë nga Championsi nga një ekip që...

Statistikë interesante e Diego Simeones, nuk është eliminuar asnjëherë nga Championsi nga një ekip që...

Sport February 19, 2020 - 20:25
Lajmet e fundit nga sporti

Atletico Madridi triumfoi mbrëmë ndaj Liverpoolit në shtëpi në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Madrilenët triumfuan minimalisht 1:0 ndaj “të kuqve”.

Diego Simeone është një mjeshtër i fazave nokaut dhe kjo mund të shihet nga rekordi i tij si trajner i Atleticos, shkruan “Daily Mail”.

Ai nuk ka humbur kurrë ndaj një ekipi pjesë e të cilit nuk ka qenë Cristiano Ronaldo në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve.

Pasi që e mori drejtimin në 2011-n, ai kaloi fillimisht dy edicione në Ligën e Evropës.

Në 2014-n, Atletico shkoi deri në finale ku u mposht 4:1 nga Real Madridi në vazhdime, me Ronaldon që shënoi nga penalltia në minutën e 120-të.

Në vitin pasues, kundërshtari i njëjtë e eliminoi Atleticon në çerekfinale, derisa Ronaldo me shokë triumfuan 1:0 me rezultat të përgjithshëm.

Në 2016-n u përsërit finalja mes dy klubeve madrilene, të cilën Atletico sërish e humbi, kësaj radhe me penallti 5:3.

Në 2017-n Simeone sërish u mposht nga Reali në gjysmëfinale, derisa Ronaldo isht pjesë e klubit mbretëror.

Në 2018-n, Atletico nuk i kaloi dot grupet.

Ndërkohë, në vitin e kaluar u eliminua nga Juventusi i Ronaldos./Zëri