Ismet Beqiri emërohet zëvendësministër në MKRS, do të merret kryesisht me sport

Ismet Beqiri emërohet zëvendësministër në MKRS, do të merret kryesisht me sport

Sport February 19, 2020 - 21:10
Lajmet e fundit nga sporti

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, pritet që të emërohet zëvëndësministër i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit që drejtohet nga Vlora Dumoshi, raporton Zëri.info.

Burime të Zëri.info mësojnë se Beqiri do të merret kryesisht me çështjet e sportit në MKRS.

Beqiri më parë ka qenë edhe kryetar i Komunës së Prishtinës.

Ndryshe, Vlora Dumoshi në fillim të këtij muaji e mori drejtimin e MKRS-së.

Ajo gjatë ditës se sotme është takuar edhe me krerë të Federatës së Futbollit të Kosovës, takim në të cilin me kryetarin Agim Ademi dhe bashkëpunëtorët e tij, u diskutua për infrastrukturën sportive në stadiumet kosovare. /Zëri.info