Tragjike: Ish-sportisti vret gruan dhe tre fëmijët e tij duke i vënë flakën makinës dhe më pas bën vetëvrasje

Tragjike: Ish-sportisti vret gruan dhe tre fëmijët e tij duke i vënë flakën makinës dhe më pas bën vetëvrasje

Sport February 19, 2020 - 21:38
Lajmet e fundit nga sporti

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Australi, transmeton zeri.info

Ish-lojtari i ragbit, Rowan Baxter ka mbutyr familjen e tij, pasi i kishte vënë flakën makinës ku gjendeshin gruaja dhe tre fëmijët e tij.

Image

Ai me të kryer vrasjen e familjes së tij, kishte bërë vetëvrasje, derisa këto skena kanë tmerruar Australinë.

Fëmijët e tij, Laianah, Aaliyah dhe Trey, ishin në makinë në momentin kur u krye skena e vrasjes, gjersa ish-ylli i rugbyt vendosi t’i jepte fund edhe jetës së tij.

Mediat australiane raportojnë se gruaja e tij Hannah kishte arritur të shpëtonte nga zjarri që kishte përfshirë makinën, por shkaku i shkallës së rëndë të plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Sipas dëshmitarëve, Baxter i kishte vënë flakën makinës dhe më pas ishte futur në të, për t’u djegur i gjallë së bashku me familjen e tij.

Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje./Zëri