Hap i madh: Futbollisti shqiptar stërvitet me ekipin e parë të Cheseat

Hap i madh: Futbollisti shqiptar stërvitet me ekipin e parë të Cheseat

Sport February 20, 2020 - 10:01
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti shqiptar Armando Broja po vazhdon më hapa të sigurt në ngritjen në karrierë. Sulmuesi kuqezi po kalon një formë të jashtëzakonshme me moshat e Chelseat, teksa pothuajse çdo javë ka qenë protagonist me golat e realizuara.

Falë kësaj forme, Broja, ka arritur të bindë drejtuesit e klubit londinez dhe para dy ditësh ka firmosur kontratë profesioniste me skuadrën angleze.

Pas firmës në kontratë, ka ardhur dhe një lajm i mirë për sulmuesin shqiptar, teksa është thirrur nga Frank Lampard për t’u stërvitur me ekipin e parë. Diçka e pritshme për Brojën duke parë që po shkëlqen te të rinjtë.

Image