Reagon edhe ish futbollisti i Serbisë, këshillon Ilie Iviqin: Largohu nga Kosova prite Serbinë

Reagon edhe ish futbollisti i Serbisë, këshillon Ilie Iviqin: Largohu nga Kosova prite Serbinë

Sport February 22, 2020 - 11:07
Lajmet e fundit nga sporti

Presioni nga Beogradi në futbollistin serb, 17 vjeçarin Ilie Iviq, që assesi të mos luajë për Kosovën por ta zgjedh Serbinë vetëm sa po vjen e po shtohet.

I fundit që është kyçur në këtë situatë është ish-lojtari i përfaqësueses së Serbisë, Milan Lane Jovanoviç, i cili e ka komentuar këtë gjë duke këshilluar të riun të mos pranojë ftesën, siç e quan ai nga shteti inekzistencë por ta pret Serbinë, transmeton Zëri.info.

“Nëse do të ishte e nevojshme, do të prisja ftesën e vendit tim deri në moshën 33 vjeç. Për sa kohë që ka një mundësi që unë të luajë, do të prisja Serbinë kështu duhet të bëjë edhe ai”, tha Jovanoviç për portalin serb kurir, duke iu referuar çështjes së Ilija Iviçit.

Image

“Pavarësisht nga nevoja që një lojtar të fitojë afirmim të mëtutjeshëm në botën e futbollit, ka disa linja të kuqe që nuk duhet t’i kalojë”, ka thënë ish futbollisti serb.

“Nëse pyetem unë kurrë Serbia nuk do të bëhej kampion nëse për të luajë 11 brazilianë. Për mua një titull me vlerë ka kur vjen nga serbi si Novak Djokoviq, Milos Teodosiq, Vanja Grbiq, Asmir Kolasinac. Me këta identifikohet Serbia, kështu duhet të veprojë edhe Ilia Iviq”, përfundoi Jovanoviq. /Zëri.info