Superliga Live:Dramë në Podujevë penallti në minutën e fundit

Superliga Live:Dramë në Podujevë penallti në minutën e fundit

Sport February 22, 2020 - 12:13
Lajmet e fundit nga sporti

Xhiroja e 19-të e Superligës në futboll sot sjell derbin ndërmjet Llapit dhe Feronikelit që luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Kjo do të jetë një përballje mjaft e rëndësishme për të dyja ekipet, të cilat nuk guxojnë të gabojnë. Ekipi fitues do të mbetet në garë për titull të kampionit, kurse humbësi mund të mbetet jashtë garës.

Një ndeshje tjetër joshëse është ajo ndërmjet Drenicës e Prishtinës që luhet në stadiumin “Bajram Aliu”. Prishtina medoemos duhet të fitojë për ta ruajtur hapin me liderin Dritën dhe Ballkanin në krye të tabelës ndryshe rrezikon të mbes mbrapa.

Këto janë dy ndeshjet e vetme që luhen sot, ndërsa nesër zhvillohen tri takime tjera: Ballkani – Ferizaj, Gjilani – Flamurtari, Trepça ’89 – Dukagjini.

Superliga Live

Drenica – Prishtina 1:3

80′ Drenica shënon golin e parë me Coulibaly

52' Goool, Prishtina ka shënuar edhe golin e tretë, këtë herë e ndihmuar nga Edmond Turku që ka shëuar në portën e tij (autogol).

45' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa  e parë. 

30' Goool, Ergyn Ahmeti realizon gol të bukur për Prishtinën pas një gjuajtje të fortë jashtë zone.

25′ Çfarë rasti i artë për Kreshnik Ukë i cili gjuan brenda zonës, por intervenon me shpejtësi Arion Ymeri.

17' Prishtina tash ka mbështetje edhe të Plisave

13' Gooool, Prishtina ka kaluar në epërsi ka shënuar sulmuesi Otto John me kokë.

08′ Kreshnik Uka i Prishtinës gjuan fare pranë shtyllës pingule nga një distancë prej dy metra larg portës.

01' Nis ndeshja

Nderohet me një minutë heshtje trajneri mitrovicas Gëzim Kaçaniku që ndërroi jetë ditë më parë.

Formacionet:

Drenica: Ymeri, Mujkic, Turku, Coulibaly, Lushtaku, Thaqi, Abazi, Bardhi, Elshani, Hamiti, Tahiri.  Kryetrajner: Gani Sejdiu

 Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Miftaraj, Abazi, Boshnjaku, Ahmeti, Krasniqi, Uka, Januzi, John.  Kryetrajner: Armend Dallku

 Gjyqtarë: Kreshnik Vula, Edmond Zeqiri, Jakup Musolli, Gramos Shala

Image

 

Llapi – Feronikeli 2:1

Mbyllet ndeshja

90' Feronikeli ka humbur penallti pasi Da Silva ka dështuar të shënojë nga pika e bardhë.

50′ Gooool, Llapi rikthen epërsinë.  Ersil Ymeri përfiton nga një gabim i ‘gardianit’ Florian Smakiqi duke realizuar në portën e zbrazët 2-1.

45' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

28' Trajneri Tahir Batatina ka bërë zëvendësim të detyruar pasi lëndohet Mentor Zhdrella i cili lëshon fushën.

18' Gool, Ilir Berisha ka barazuar rezultatin 1:1.

11' Gool, Ersil Ymeri ka shënuar gol për Llapin.

01' Nis ndeshja.

Nderohet me një minutë heshtje trajneri mitrovicas Gëzim Kaçaniku që ndërroi jetë ditë më parë.

Formacionet:

Llapi: Nava, Kadriu, Hoti, Prenci, Hoxhaj, Ymeri, Ramadani, Zhdrella, Pefqeli, Selmani, Osmani.

Feronikeli:  Smakiqi, Islami, Lladrovci, Berisha, Hoxha, Dabiqaj, Bojku, Loshi, Da Silva, Zeka, Andrews.

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Safet Berisha, Elvis Bicaj, Visar Kastrati.