Çudia në derbin e madh turk, vihet në dyshim penalltia e nxjerrë nga Vedat Muriqi

Çudia në derbin e madh turk, vihet në dyshim penalltia e nxjerrë nga Vedat Muriqi

Sport February 23, 2020 - 18:17

Kanë kaluar më shumë se 50 minuta lojë në ndeshjen derbi të Superligës turke, Fenerbahce - Galatasaray.

Për Fenerbahcen ka shënuar Max Kruse nga pika e bardhë, kurse për mysafirët Donk, shkruan Zëri.info.

Penalltinë e Kruses e nxori sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi.

Muriqi në tentim për të goditur drejt portierit kundërshtar u ndalua në zonë nga futbollisti kundërshtar.

Megjithatë, ka edhe prej tyre që mendojnë se Muriqi simuloi për të nxjerrë penallti.

Ndryshe, këtë moment mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Zëri.info