Barcelona në 'hall' të madh, ylli i skuadrës mungon kundër Real Madridit

Barcelona në 'hall' të madh, ylli i skuadrës mungon kundër Real Madridit

Sport February 23, 2020 - 18:38

Barcelona ka konfirmuar gjatë ditës së sotme se Sergi Roberto do të mungojë për disa javë pas një pësimi në kofshë.

28-vjeçari do të mungojë në udhëtimin në Napoli si dhe në 'El Clasico-n' ndaj Real Madridit, shkruan Zëri.info.

Gjithashtu, anësori spanjoll pritet të mungojë edhe ndaj Real Sociedadit dhe Real Mallorcas në La Liga.

Image

Në njoftimin e Barcelonës ende nuk dihet nëse Roberto do të mungojë dy, tri apo katër javë.

Ernesto Valverde dhe Quique Setien e kanë përdorur Roberton në mbrojtje dhe mesfushë këtë edicion.

Mungesa e tij nënkupton se Setien do të luajë me Nelson Semedon në mbrojtje në vazhdim./Zëri.info