Me pesë gola të shënuar, përfundon ndeshja dramatike mes Arsenalit dhe Evertonit

Me pesë gola të shënuar, përfundon ndeshja dramatike mes Arsenalit dhe Evertonit

Sport February 23, 2020 - 19:28

Arsenali e ka fituar ndeshjen dramatike të zhvilluar kundër Evertonit në pasditën e sotme.

Në kuadër të javës së 27-të në Premierligën angleze, në 'Emirates Stadium', Arsenali ka arritur ta mposhtë Evertonin me rezultat të ngushtë 3:2, shkruan Zëri.info.

Vetëm në pjesën e parë u shënuan katër gola.

Image

Për Arsenalin shënuan Eddie Nketiah ('27) dhe Aubameyang në minutën e 33-të.

Ndërkaq, për Evertonin shënuan Lewin ('1) dhe Richarlison ('45).

Image

Golin vendimtar dhe të fitores për vendasit e shënoi Aubameyang në minutën e 46-të.

Me këtë fitore, Arsenali ngritet në vendin e nëntë me 37 pikë, kurse Evertoni bie në vendin e 11-të me 36 sosh./Zëri.info