Reagimi interesant i Shkodran Mustafit pas fitores dramatike ndaj Evertonit

Reagimi interesant i Shkodran Mustafit pas fitores dramatike ndaj Evertonit

Sport February 23, 2020 - 19:57

Arsenali e ka fituar ndeshjen dramatike të zhvilluar kundër Evertonit në pasditën e sotme.

Në kuadër të javës së 27-të në Premierligën angleze, në 'Emirates Stadium', Arsenali ka arritur ta mposhtë Evertonin me rezultat të ngushtë 3:2, shkruan Zëri.info.

Shkodran Mustafi edhe sot luajti titullar dhe bëri një paraqitje solide në mbrojtje.

Pas ndeshjes, ai është shprehur tejet i lumtur me fitoren e sotme.

"Ne duhej të sfidonim shumë, por punuam së bashku. Bëhu më mirë, vëllai im, Sead Kolasinac", ka shkruar mbrojtësi shqiptar në 'Twitter'.

Me këtë fitore, Arsenali ngritet në vendin e nëntë me 37 pikë, kurse Evertoni bie në vendin e 11-të me 36 sosh./Zëri.info