Bekim Isufi 'godet' me këtë deklaratë: Kjo skuadër nuk më bind për titull

Bekim Isufi 'godet' me këtë deklaratë: Kjo skuadër nuk më bind për titull

Sport February 23, 2020 - 21:10

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Isufi e ka dhënë një deklaratë interesante për futbollin e Kosovës.

Ai në mes të tjerash, ka thënë se futbolli kosovar po përmirësohet, raporton Zëri.info.

"Vit pas viti, futbolli kosovar po përmirësohet dhe po bëhet edhe më i bukur", ka thënë Isufi në 'Arena Sportive', përcjell Zëri.info.

"Është gjë e mirë se gjërat po bëhen më mirë dhe po ngritet cilësia", nënvizoi ai.

Tutje, ai tregon se skuadra e Gjilanit nuk e bind për titull.

"Skuadra e Gjilanit nuk më bind. Përkundër investimeve, ata duken se nuk janë të gatshëm", shtoi Isufi./Zëri.info