Trajneri i Flamurtarit lanson 'bombën', tre futbollistë nuk meritojnë të jenë pjesë e jona

Trajneri i Flamurtarit lanson 'bombën', tre futbollistë nuk meritojnë të jenë pjesë e jona

Sport February 23, 2020 - 21:22

Flamurtari në këtë edicion po lufton me 'mish e me shpirt' per mbetje në elitën e futbollit kosovar, shkruan Zëri.info. 

Skuadra prishtinas në ndeshjen e sotme pësoi humbje nga Gjilani në fushën e kësaj të fundit me rezultat 2:0. 

Ndihmësi i Synaj Keçit, Arsim Prepolli e ka lëshuar një deklaratë bombastike. 

Image

"Mungon profesionalizmi në Kosovë. Nëse nuk e fton një lojtsr në 18-she ose nëse nuk e inkuadron në lojë, mund të shkaktojë probleme. Mendoj se tre futbollistë nuk e meritojnë fanellën e Flaamurtarit. Futbolli nuk e ka kështu. Dua ta falënderojë edhe kryetarin e klubit Imer Ademi i cili i ka kryer të gjitha obligimet dhe po e bënë një punë të madhe", ka thënë Arsim Prepolli në emisionin 'Arena', përcjell Zëri.info. 

Prepolli iu bashkua Flamurtarit pas përfundimit të stinorit vjeshtor. 

Flamurtari momentalisht zë pozitën e nëntë me 22 pikë të grumbulluara. /Zëri.info