'Shpërthen' Bekim Isufi: Këto skuadra e kanë thënë fjalën e fundit në futbollin kosovar në vitet e fundit

'Shpërthen' Bekim Isufi: Këto skuadra e kanë thënë fjalën e fundit në futbollin kosovar në vitet e fundit

Sport February 23, 2020 - 21:27

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Isufi ka analizuar rrjedhën e futbollit tonë në vitet e fundit.

Në mes të tjerash, ish-trajneri i Ferizajt e Dritës ka thënë se disa skuadra në Kosovë nuk presin, duan vetëm rezultat, raporton Zëri.info.

"Drita, Gjilani, Feronikeli, Prishtina dhe Llapi e kanë thënë fjalën në futboll në vitet e fundit", ka thënë Isufi në 'Arena Sportive', përcjell Zëri.info.

Image

"Tashmë e kemi edhe Ballkanin, që na ka befasuar për të mirë", vlerësoi trajneri i mirënjohur kosovar.

"Skuadrat si Prishtina e Drita, sidomos, janë prej atyre që nuk presin, duan vetëm rezultat", theksoi Isufi.

"Tjerat skuadra nuk janë të gatshme për Superligë, kjo po shihet", shtoi ai./Zëri.info