Largimi i shpeshtë i trajnerëve te skuadrat kosovare, Plepolli befason me këtë deklaratë

Largimi i shpeshtë i trajnerëve te skuadrat kosovare, Plepolli befason me këtë deklaratë

Sport February 23, 2020 - 21:34

Largimi i shpeshtë i trajnerëve në Kosovë është bërë tejet e përfolur në futbollin tonë së fundmi.

'Viktima' e fundit ishte trajneri Agim Sopi, që u shkarkua nga Feronikeli vetëm dy xhiro pas fillimit të stinorit pranveror, raporton Zëri.info.

Duke folur për këtë temë, ndihmës-trajneri i Flamurtarit, Arsim Plepolli e pranon se ka ngutësi të klubeve kosovare.

"Unë e kuptoj se prej trajnerit kërkohen rezultatet, por jo menjëherë për dy xhiro", ka thënë Plepolli në 'Arena Sportive', përcjell Zëri.info.

"Palët duhet të nënshkruajnë kontrata profesionale. Tani jemi të pranuar në UEFA dhe FIFA", vlerësoi ai.

"Kemi rastin e 'Niklit'. Trajneri Sopi u shkarkua pas vetëm dy xhirosh. Duhet pritur paksa", shtoi Plepolli./Zëri.info