'Godet' Munishi: Skuadrat që po kërkojnë daljen në Evropë, janë më afër rënies nga liga

'Godet' Munishi: Skuadrat që po kërkojnë daljen në Evropë, janë më afër rënies nga liga

Sport February 23, 2020 - 23:18

Kryendeshja e javës së 19-të në Superligën e Kosovës u zhvillua në Podujevë.

Llapi ishte nikoqir i Feronikelit në 'Zahir Pajaziti' në pasditën e së shtunës, raporton Zëri.info.

Skuadra llapjane e fitoi këtë ndeshje me rezultat të ngushtë, 2:1.

Ndeshjen në fjalë e ka analizuar edhe Ismet Munishi, trajneri i Ballkanit, i cili ka dhënë një vlerësim tejet interesant.

Image

"Epilogu real i ndeshjes ishte fitorja e Llapit. Llapi më ka befasuar në këtë ndeshje", ka thënë Munishi në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

Tutje, ai ka folur edhe për daljen në Evropë të skuadrave kosovare.

"Skuadrat që po përmendin më shumë daljen në Evropë, janë më afër rënies", theksoi Munishi.

"Ato nuk duhet të flasin, duhet të marrin pikët", shtoi ai./Zëri.info