Goli i portierit të Ballkanit kundër Ferizajt, Munishi: Kjo është arsyeja pse e 'shpërbleva' atë

Goli i portierit të Ballkanit kundër Ferizajt, Munishi: Kjo është arsyeja pse e 'shpërbleva' atë

Sport February 23, 2020 - 23:33

Ballkani ka realizuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Therandë, lideri i Superligës ka mposhtur Ferizajn me rezultat 3:0 në kuadër të javës së 19-të, raporton Zëri.info.

Njërin prej golave për Ballkanin e shënoi edhe portieri Armend Ruxhi nga pika e bardhë, teksa Munishi ka treguar tani arsyen pse ai lejoi portierin të gjuajë nga pika e bardhë.

Image

"Ma ka kërkuar edhe më herët të shënoj nga një penallti. Ai na shpëtoi në një rast dhe unë e lejova të gjuaj penalltinë", ka thënë Munishi në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Dhe nuk kam mundur t'ia jap ndonjë penallti deçizive, pasi ka mundur të jetë rrezik", vlerësoi ai.

"Ndeshja ndaj Ferizajt ishte e vështirë dhe mendoj se skuadrat do ta kenë të vështirë ndaj tyre. Nuk ishte rezultat real", shtoi Munishi./Zëri.info