Arbër Hoxha: Do ta jap maksimumin kundër FC Prishtinës

Arbër Hoxha: Do ta jap maksimumin kundër FC Prishtinës

Sport February 23, 2020 - 23:38

Ballkani ka realizuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Therandë, lideri i Superligës ka mposhtur Ferizajn me rezultat 3:0 në kuadër të javës së 19-të, raporton Zëri.info.

Njërin prej golave për Ballkanin e shënoi edhe Arbër Hoxha.

Para ndeshjes me FC Prishtinën, Hoxha, i cili më parë ka luajtur te prishtinasit, ka thënë se do ta jap maksimumin për këtë ndeshje.

"Do të jetë një ndeshje e vështirë, i njoh 80 për qind e futbollistëve pasi kam luajtur aty. Me plotë meritë janë ku janë, tani po luajnë lojë më ofanzive", ka thënë Hoxha në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Tani jam te Ballkani dhe do ta jap maksimumin për të fituar", shtoi ai./Zëri.info