Behar Maliqi lavdëron FC Prishtinën, vjen me një vlerësim interesant para derbit me Ballkanin

Behar Maliqi lavdëron FC Prishtinën, vjen me një vlerësim interesant para derbit me Ballkanin

Sport February 23, 2020 - 23:42

FC Prishtina ka vazhduar me fitore në stinorin pranveror.

Të shtunën në mesditë, skuadra e Armend Dallkut ia doli të fitojë ndaj Drenicës me rezultat 1:3, shkruan Zëri.info.

Ndeshjen në fjalë e ka analizuar edhe mesfushori i Llapit, Behar Maliqi, i cili ka thënë se prishtinasit po bëjnë lojë atraktive tani.

Image

"FC Prishtina nuk ka bërë shumë ndryshime, ka marrë futbollistë vetëm për të cilët ka pasur nevojë", ka thënë Maliqi në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Nuk mendoj se do ta vendos titullin ndeshja ndaj Ballkanit", vlerësoi ai.

"Edhe trajneri Armend Dallku i ka meritat e veta. FC Prishtina po tregon lojë të fortë", shtoi ish-mesfushori i disa skuadrave./Zëri.info