Tortoshi: Këta dy lojtarë mund të jenë vendimtar në ndeshjen Prishtina - Ballkani

Tortoshi: Këta dy lojtarë mund të jenë vendimtar në ndeshjen Prishtina - Ballkani

Sport February 23, 2020 - 23:56

Trajneri i mirënjohur kosovar, Jusuf Tortoshi, e ka komentuar derbin e xhiros së ardhshme në Superligën e Kosovës, Prishtina  - Ballkani, shkruan Zëri.info. 

Ish-trajneri i disa skuadrave kosovare, ka thënë se Ahmed Januzi i Prishtinës dhe Jetmir Topalli i Ballkanit, mund të jenë vendimtar në këtë takim. 

"Jetmir Topalli më ka lënë shumë përshtypje edhe me Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen ndaj Suedisë. Edhe Ahmed Januzi është lojtar që nuk të falë. Si Prishtina si Ballkani, edhe nëse nuk fitojnë në këtë ndeshje, nuk duhet të dëshpërohen pasi që kampionati është i gjatë, ka thënë Jusuf Tortoshi, për "2 me 1", përcjell Zëri.info. 

Prishtina dhe Ballkani kanë vetëm tri pikë dallim. Këto skuadra po luftojnë për titullin kampion. 

Ballkani i prinë tabelës me 40 pikë kurse Prishtina i ka 37 sosh. /Zëri.info