Eksperti i referimit: Genc Nuza gaboi që nuk e përjashtoi portierin e Dritës me karton të kuq, jo te goli i anuluar

Eksperti i referimit: Genc Nuza gaboi që nuk e përjashtoi portierin e Dritës me karton të kuq, jo te goli i anuluar

Sport February 24, 2020 - 00:10

Eksperti i referimit në emisionin "2 me 1" në RTV 21, Adil Sopi, e ka komentuar rastin shumë të përfolur në ndeshjen Vushtrria - Drita, takim i zhvilluar të premten, shkruan Zëri.info. 

Sopi ka thënë se gjyqtari Genc Nuza gaboi në rastin kur nuk e ndëshkoi me karton të kuq porterin e Dritës, Darko Tofilovski i cili nderhyri në mënyrë brutale ndaj Drilon Fazliut të Vushtrrisë. 

Nuza e ndëshkoi vetëm me të verdhë gardianin Dritës. 

Ai nder të tjera tha se goli i anuluar i Vushtrrisë u anulua me të drejt nga Nuza. 

Shikoni videon e mëposhtme. /Zëri.info