KOK përzgjedh edhe 10 Shpresa Olimpike 2020

KOK përzgjedh edhe 10 Shpresa Olimpike 2020

Sport February 24, 2020 - 13:04
DETAJET

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës në mbledhjen e fundit, bëri përzgjedhjen e 10 Shpresave Olimpike 2020, të cilat do të paguhen nga KOK-u për 12 muajt e këtij viti.

Për herë të parë KOK ka vendosur të çojë në 10 numrin e Shpresave, nga 6 sosh sa ishte për vitin 2019.

Listës i prijnë notari Arti Krasniqi, xhudistja Fatjona Kasapi, si dhe karateisti, Betim Maliqi.

Atletika është sporti i vetëm që përfaqësohet me dy garues: Albina Deliu dhe Alaudin Suma.

Besart Pireva është nga boksi, ndërsa lista pasohet me Edi Dvorani (shigjetari), Njomëza Nuraj (taekwondo), Vesa Gjinaj (tenis) dhe Fatlum Braka (mundje).

Të gjithë sportistët e rinj do të marrin paga mujore në vlerë 100 Euro në muaj.

Krahas këtyre 10 Shpresave, BE i KOK-ut në fund të vitit 2019 përzgjodhi edhe 10 Shpresa Olimpike 2020, të cilat do të marrin paga mujore në vlerë 150 Euro nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

Kjo është hera e parë që, KOK dhe MKRS japin 20 paga mujore për 20 Shpresa Olimpike 2020.

10 Shpresat Olimpike 2020, të cilat do të marrin paga nga KOK-u

Arti Krasniqi (not)

Fatjona Kasapi (xhudo)

Betim Maliqi (karate)

Albina Deliu (atletikë)

Besart Pireva (boks)

Alaudin Suma (atletikë)

Edi Dvorani (shigjetari)

Njomëza Nuraj (taekwondo)

Vesa Gjinaj (tenis)

Fatlum Brakaj (mundje)