Një arsye më shumë për ta ndjekur nga stadiumi derbin Prishtina – Ballkani, ‘biletat për toke’

Një arsye më shumë për ta ndjekur nga stadiumi derbin Prishtina – Ballkani, ‘biletat për toke’

Sport February 24, 2020 - 13:29
Detajet

Superliga e Kosovës në futboll po nxehet gjithnjë e më shumë. Ballkani s’po e lëshon kreun e Prishtina e Drita s’po iu ndahen.

Skuadra e Ismet Munishit, Ballkani ka fituar ndeshjen e fundit ndaj Ferizajt me rezultatin 3:0, kurse Prishtina dje fitoi 1-3 ndaj Drenicës e Drita fitoi të premten 2-3 ndaj Vushtrrisë.

Javën e ardhshme, Prishtina e pret në tempullin “Fadil Vokrri” ekipin e Ismet Munishit – në një duel direkt për vendin e parë të tabelës.

Ballkani është lider në Superligë pas 19 javësh me 40 pikë, kurse Prishtina ndodhet në pozitën e tretë me 37 pikë.

FC Prishtina i ka zbuluar edhe çmimet e biletave për ndeshjen që do të luhet të shtunën nën ndriçimin e reflektorëve duke filluar nga ora 17:00.

Biletat në perëndim do të jenë 3 euro, në VIP 5 euro, kurse në lindje 2 euro.

Postimi i Prishtinës

Nuk ka bileta gratis ë

Çmimi i biletave për toke ë: 2€ (lindje), 3€ (perëndim), 5€ (VIP)

Eja përkrahe klubin e zemrës ë\

 

Image