Donald Trump ia huq keq emrave të dy sportistëve gjatë një fjalimi në stadiumin e mbushur nga 110,000 persona

Donald Trump ia huq keq emrave të dy sportistëve gjatë një fjalimi në stadiumin e mbushur nga 110,000 persona

Sport February 24, 2020 - 14:08

Presidenti amerikan, Donald Trump hasi në vështirësi për të shqiptuar emrat e dy legjendave të sportit indian, transmeton zeri.info

Trump ishte duke mbajtur një fjalim në Indi në “Sardar Patel”, stadiumin më të madh të kriketit në botë.

Ai nuk arriti dot t’i shqiptonte siç duhet emrat e dy lojtarëve të kriketit, Sachin Tendulkar and Virat Kohli.

Ai i shqiptoi ata duke thënë “Soo-chin Tendul-kerrr” dhe “Virot Ko-leee”./Zëri