Ky është mesazhi i Floyd Mayweatherit për Deontay Wilderin pas humbjes nga Fury

Ky është mesazhi i Floyd Mayweatherit për Deontay Wilderin pas humbjes nga Fury

Sport February 24, 2020 - 14:42
Lajmet e fundit nga sporti

Deontay Wilder u mposht nga Tyson Fury të dielën, transmeton zeri.info

Wilder u mposht me nokaut teknik në raundin e shtatë.

Kjo ishte disfata e parë për amerikanin. 

Amerikani pati kritika të shumta, përveç goditjeve të Tyson Furyt, por Floyd Mayweather i ka dalë në mbrojtje ish-kampionit të botës.

“Deontay është vëllai ynë që ka arritur shumë triumfe dhe si komunitet ne të gjithë duhet ta lartësojmë dhe ta përkrahim në gjithçka. Pavarësisht gjithçkaje, ti je ende fitimtar në sytë e mi. Mbret”, ka shkruar Mayweather për Wilderin./Zëri