Nuk mjaftuan goli dhe asistimi për fitore, sulmuesi nga 'Kosova' shpërthen keq pas barazimit

Nuk mjaftuan goli dhe asistimi për fitore, sulmuesi nga 'Kosova' shpërthen keq pas barazimit

Sport February 24, 2020 - 16:20

Florian Kamberi është shprehur i zhgënjyer me barazimin e skuadrës së Rangers dje në Premierligën skoceze.

Rangers ka mbetur 12 pikë mbrapa Celtic pas barazimit 2:2 me St Johnstone në 'Perth', pavarësisht paraqitjes impresive të sulmuesit nga Kosova, shkruan Zëri.info.

Reprezentuesi i Shqipërisë u inkuadrua në pjesën e dytë në lojë dhe shënoi një gol si dhe dhuroi një asistim fenomenal për Joe Aribo.

Image

"Planifikoja të festoja me golin dhe asistimin tim, por fatkeqësisht nuk arritëm t'i merrnim tri pikë, kështu që s'jam i lumtur", ka thënë sulmuesi shqiptar.

"Nuk është frustrim vetëm për mua, por për të gjithë, si dhe tifozët. Të gjithë erdhëm për fitore, jo për barazim", vlerësoi Kamberi.

"Jam i lumtur me paraqitjen, por jo edhe me barazimin. Nuk ishte e lehtë", shtoi ai./Zëri.info