‘Kobe dëshironte një vdekje heroike’: Zbulohet SMS-i i tij disa momente para rrëzimit fatal

‘Kobe dëshironte një vdekje heroike’: Zbulohet SMS-i i tij disa momente para rrëzimit fatal

Sport February 25, 2020 - 09:09

Memoriali përkujtimor në ‘Staples Center’ për nder të Kobe dhe Gianna Bryant u mbajt dje, dhe padyshim njërin prej fjalimeve më emocionale e dha Rob Pelinka.

Menaxheri dhe miku i Kobe Bryant ka zbuluar shumë detaje nga periudha sa ka bashkëpunuar me Bryant, shkruan Zëri.info.

Gjithashtu ai ka folur edhe për momentet e fundit të fluturimit të Kobe, derisa ai mori një SMS disa momente para rrëzimit fatal të helikopterit.

Pelinka ka punuar për 20 vite me Kobe Bryant.

Image

“Në ditën kur u rrëzua helikopteri, telefoni im ishte thellë në xhep dhe ndjeja se po dridhej kur më erdhi një SMS. Së pari doja ta injoroja sepse isha në kish, por doja ta shikoja mesazhin dhe e pashë se ishte nga Kobe”, ka thënë fillimisht ai.

“Nuk ishte e çuditshme pasi në 20 vitet e fundit ne kemi kontaktuar me njërin-tjetrin pothuajse çdo ditë, pasi miqtë më të mirë e bëjnë këtë”, u shpreh Pelinka para se të shpaloste detaje tjera.

“Pashë se Kobe më kishte kërkuar t’ia gjejë ndonjë menaxher të bejsbollit që mund ta ndihmonte vajzën e një miku të tij. Unë thash se do ta shqyrtoj këtë. Ai më dërgoi mesazh nga helikopteri, që për mua është akt heroik. Ai dëshironte ta përdorte ndikimin e tij për të formuar një të ardhme për atë vajzë”, shtoi ai.

Ndryshe, Kobe, Gianna Bryant dhe shtatë persona tjerë ndërruan jetë në mëngjesin e 26 janarit pas një aksidenti fatal me helikopter./Zëri.info