George Clooney dëshiron ta blejë klubin evropian ku luajnë dy futbollistë shqiptarë

George Clooney dëshiron ta blejë klubin evropian ku luajnë dy futbollistë shqiptarë

Sport February 25, 2020 - 09:22

Presidenti i Shoqatës së Aksionarëve të Vegjël (APA), Antonio Aguilera ka treguar për ‘Canal Malaga’ se një kompani amerikane është e interesuar të blejë aksionet e Abdullah Al-Thani në klubin e Malagas.

Aguilera tha se pronari i klubit spanjoll po kërkon t’i shesë aksionet e tij për 100 milionë euro, shkruan Zëri.info.

Tashmë kanë filluar edhe kontaktet e para dhe bëhet e ditur se i interesuar është aktori hollivudian, George Clooney.

“Ata janë në bisedime”, kanë thënë burimet për ‘AS’.

Ndryshe, te klubi që garon në ligën e dytë spanjolle luajnë edhe dy futbollistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për Keide Baren dhe Armando Sadikun./Zëri.info