Portieri i Ballkanit e ‘nxeh’ derbin kundër FC Prishtinës me këtë deklaratë

Portieri i Ballkanit e ‘nxeh’ derbin kundër FC Prishtinës me këtë deklaratë

Sport February 25, 2020 - 13:00

Armend Ruxhi ka komentuar edhe derbin e së shtunës mes FC Prishtinës dhe Ballkanit.

Në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës, Ballkani do t’i shkojë FC Prishtinës në ‘Fadil Vokrri’, shkruan Zëri.info.

Ballkani si lider synon fitore për ta mbajtur kreun e tabelës.

Kurse, prishtinasit e drejtuar nga Armend Dallku synojnë ta rrëzojnë froni skuadrën e Ismet Munishit.

Image

Para kësaj ndeshje, trajneri i Ballkanit, Armend Ruxhi është shprehur optimist për këtë sfidë.

Ai shpreson se skuadra e tij do të dalë fituese nga ‘Fadil Vokrri’.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë pasi edhe FC Prishtina po luan shumë mirë si dhe do të jetë vendas. Unë besoj se do të dalim nga kjo ndeshje me një rezultat pozitiv”, deklaroi Armend Ruxhi për Zëri.info./Zëri.info