Koronavirusi kërcënon ta ‘shkatërrojë’ Serie A dhe ta vendos derbin e titullit, kaq miliona humbi Juventusi

Koronavirusi kërcënon ta ‘shkatërrojë’ Serie A dhe ta vendos derbin e titullit, kaq miliona humbi Juventusi

Sport February 25, 2020 - 13:24

Koronavirusi e ka paralizuar përkohësisht futbollin italian këto ditë për shkak të faktit se virusi i lartpërmendur tashmë ka mbytur disa njerëz në Itali.

Katër ndeshje të Serie A janë pezulluar në fundjavën e kaluar, derisa derbi i fundjavës mes Juventusit dhe Interit do të luhet pa shikuesë, shkruan Zëri.info.

Ndeshja zhvillohet në Torino të dielën nga ora 20:45, pra pa tifozë shkaku i virusit kinez.

Ideja e shtyrjes së ndeshjes u refuzua për shkak të orarit të ngjeshur të Juventusit dhe Interit.

Të dyja skuadrat garojnë në Kupën e Italisë dhe në garat evropiane.

Kur flasim për ndeshjet evropiane, shkaku i koronavirusit ndeshja e Ligës së Evropës mes Interit dhe Ludogoretsit do të luhet pa tifozë.

Për shkak të kësaj, Juventusi do të humbasë pesë milionë euro në ndeshjen ndaj Interit për shkak se ndeshja do të luhet pa tifozë.

Dhe nën dy, Juventusi nuk do ta ketë mbështetjen e tifozëve në ndeshjen më të rëndësishme të edicionit.

Juventusi, Interi dhe Lazio janë duke luftuar për titullin e kampionit në Serie A këtë edicion.

“Zonja e Vjetër” është lider me 60 pikë, romakët në vendin e dytë me 59, kurse Interi ka 54 sosh./Zëri.info